Në rast të ndalimit të dorëzimit të avionëve luftarakë F-35 në Turqi, theksohet se kjo mund të dëmtojë procesin zinxhiror të dorëzimit dhe mund të shkaktojë ndërprerje të prodhimit të avionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Institucioni amerikan publikues Bloomberg, në lajmin e tij duke përshkruar Turqinë si një lider global në prodhimin e produkteve të aviacionit, ka tërhequr vëmendjen se në Turqi prodhohen pjesët më të rëndësishme të avionëve luftarakë të gjeneratës së 5-të F-35.
Në lajmin ku vihet theksi se pjesët me një vlerë 12 miliardë dollarë të F-35 prodhohen nga 10 kompani në Turqi, thuhet se Turqia është burimi i vetëm në botë i disa pjesëve si pajisjet e ekranit në kabinë.
“Në rast të ndalimit të dërgimit të avionëve luftarakë F-35 në Turqi, kjo mund të dëmtojë procesin zinxhir të dorëzimit dhe mund të shkaktojë ndërprerje të prodhimit të avionëve”, thuhet në lajmin ku theksohet se trupi kryesor i F-35, dyert ndarëse të bombave, dhe disa pjesë të tjera kyçe prodhohen nga Northrop Grunman me Turkish Aerospace Industries (TAI) dhe partnerët e saj.









