Ndërkombëtarizmat në gjuhën shqipe

Shkrim për InfoShqip.com nga MSc Donika Bakiu

Në gjuhën shqipe kanë zënë vend edhe një numër i madh fjalësh që kanë një përdorim të gjerë edhe në gjuhët tjera .Këto janë kryesisht fjalë –terma, që njihen me emrin ndërkombëtarizma. Disa prej këtyre fjalëve janë prej burimit grek ose janë formuar nga burimi i greqishtes.

Terma ndërkombëtarë nga burimi grek
Nga gjuha greke kemi këto ndërkombëtarizma p.sh. antonim, aritmetikë, atom, botanikë, fizikë, filozofi, fonetikë, gastronomi, gramatikë, gjeologji,gjeodezi, gjeometri, gjimnastikë, hemisferë, hidrologji, hipotezë, optikë, termometër etj.

Terma ndërkombëtarë me një element grek e një latin
Ndërkombëtarizma që janë të përbërë nga një element grek e një latin janë këto fjalë: astro-logji, astro-naut, astro-nomi, plani-metri, radio-grafi, radio-skopi etj. dhe fjalë nga një element latin e një grek janë: hidro-karbur, hidro-central, mono-nuklear, mono-plan, mono- valent etj.

Terma ndërkombëtarë nga burimi roman
Në gjuhën shqipe kemi disa fjalë të burimit roman si nga italishtja ato janë:motor, freno, evolucion, revolucion, bas, kanto, soprano, tenor etj.

Terma ndërkombëtarë nga burimi anglez
Shumë terma të sportit e kanë burimin nga gjuha angleze si: basketboll, futboll, hendboll, volejboll, sport etj.

Fjalët e huaja e prishin gjuhën shqipe kur ato përdoren pa nevojë . Atom und të pranohen dhe të përdoren në ato raste kur sjellin një kuptim të ri , një nuancë kuptimore një ngjyrim emocionues ose stilistik, që nuk e japin mjetet e vetë shqipes.

Në gjuhën tonë ndodh që brenda çerdhes së fjalëve të huazuara disa fjalë janë zëvendësuar me fjalë shqipe, kurse disa të tjera, të së njejtës çerdhe, jo, meqenëse nuk janë formuar ende fjalë përgjegjëse, si :nacion, nacional dhe internacional janë zëvendësuar me komb, kombëtar dhe ndërkombëtar, kurse nacionalist, internacionalist dhe nacionalizëm ende nuk janë zëvendësuar. Vazhdimisht është bërë një punë e organizuar për të nxjerrë jashtë përdorimit fjalët e huaja të panevojshme, kur për to ka fjalë shqipe që kanë kuptim: Abonoj – Abonohem – Abonim- Abonuar – çerdhe fjalësh me tëmë të huazuar nga gjuhët neolatine. Zëvendësohen plotësisht me fjalët shqipe : pajtoj , pajtohem , pajtim, pajtimtar, i pajtuar. ADOPTOJ –ADOPTOHEM – ADOPTIM-ADOPTUES – ADOPTUAR – çerdhe fjalësh me temë të huazuar nga gjuha frenge , duhet të përdoren fjalët shqipe : birësoj, birësohem , birësim , birësues , i birësuar etj .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu