Ndërpritet derbi i Greqisë, tifozët i vënë “flakën” Selanikut (VIDEO)

Qyteti i Selanikut në Greqi bëhet sërish protagonist, teksa për të dytën herë brenda pak ditësh nuk arrin të përfundojë një ndeshje futbolli.

Nën një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët e PAOK-ut, para dhe gjatë ndeshjes me AEK-un, rivalin direkt për titull, takimi u ndërpre pikërisht në minutën e 90’, kur kishte mbetur për t’u diskutuar vetëm shtesa.

Ka mjaftuar një gol i vendasve në minutën e 90’, që stadiumi të shpërthente në festë, por situata agravoi dhe u bë e pamundur që të vijonte takimi. Për këtë arsye të dy skuadrat u tërhoqën në dhomat e zhveshjes, teksa pavarësisht tentativave për të rifilluar, skuadra e AEK-ut refuzoi të dalë në fushë.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar nga zyrtarët e ndeshjes, nëse skuadrat do të dalin në fushë apo jo, por gjasat janë që takimi të mos përfundojë.
Ndërkohë, raportohet se situate në stadium, por edhe përreth është mjaft e tensionuar mes tifozërive.

PAOK-u dhe AEK-u rivalizojnë për titullin kampion, teksa kryeqytetasit kanë 55 pikë, një më tepër se skuadra nga Selaniku, por këta të fundit kanë luajtur një takim më pak.

PAOK-u ka për të rikuperuar pikërisht takimin me Olympiacosin, që u ndërpre pa filluar ende, për shkak të goditjes me sende të forta, të trajnerit të skuadrës nga Pireu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here