Ndeshja Barcelona-Real Madrid zhvendoset në këtë muaj?

Barcelona paraqiti zyrtarisht pretendimet e saj të enjten, për të argumentuar refuzimin e saj që klasikja e 26 tetorit, e planifikuar të luhet më 26 tetor në “Camp Nou”, të transferohet në Madrid, pavarësisht kërkesës së La Liga-s për këtë, referuar demonstratave politike në Katalonjë.

Klubi blaugrana thotë se nuk e pranon kërkesën për ta prishur rendin e ndeshjeve kundër Real Madridit. Sidoqoftë, Barça nuk e përjashton mundësinë që ndeshja në fjalë të shtyhet dhe të luhet në muajin dhjetor, konkretisht më 18 të këtij muaji.

Drejtuesit e garës, pasi të njihen me pretendimet e të gjitha palëve të përfshira, duhet të marrin një vendim në lidhje me këtë. Nëse data e 26 tetorit bie poshtë për përballjen e parë sezonale, Barcelona-Real Madrid, atëherë dita më e mundshme e zhvillimit të saj duket 18 dhjetori. Sipas katalanases “Sport”, vendimi mund të merret sot, ose nesër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu