Ndeshja Bullgari – Kosovë, UEFA e ndalon flamurin Kuq e Zi

Uefa ndalon flamurin kuq e zi për ndeshjen Bullgari – Kosovë. Ndeshja e cila do luhet në Sofje, ka pasur jo pak tensione për shkak të situatës politike mes të dyja vendeve.

Fillimisht, në stërvitjen e parë të ‘Dardanëve’ në kryqytetin bullgar një grup i njerëzve drejtuar fyrje të rënda drejt lojtarëve tanë, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka marrë tjetër vendim delikat.

Sipas asaj që raporton SuperSport, asnjë flamur kuq e zi nuk do të lejohet të futet në stadiumin ‘Vasil Levski’.

Në ndeshjen e sontme pritet të jenë të pranishëm rreth 600 tifozë kosovarë, por gjithsesi vendimi i UEFA-s mbetet skandaloz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu