Ndeshja finale më e ndjekur në NBA

Ndeshja e parë serisë finale mes Golden Stejt Uarriors dhe Boston Seltiks ishte më e ndjekura në tri vitet e fundit në televizionin kombëtar amerikan, me një maksimum prej 13 milionë shikuesish. Rrjetet “ABC” dhe “ESPN”, të cilat e transmetuan takimin në televizionin e Shteteve të Bashkuara, shënuan mesatarisht 11.9 milionë spekatorë.

Me këtë rast janë regjistruar 37% më shumë shikues në krahasim me vitin 2021 dhe 55% më shumë në krahasim me Finalet e 2020-ës, të cilat u luajtën me dyer të mbyllura në Orlando.

Përveç kësaj, ka pasur 135 milionë shikime në rrjetet sociale të NBA-së, që është një rekord absolut për ndeshjen e parë të një finaleje.

Kujtojmë Boston triumfoi kundër Golden Stejtit me rezultat 120-108, ndërsa rezultati aktual është 1-1 në fitore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu