Ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë, ja si të siguroni një biletë

Nga java e ardhshme, më saktësisht nga 2 marsi do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e “Play-Off”-it, Maqedoni e Veriut – Kosovë, ndërsa të njëjtat do të shiten vetëm “online” përmes platformës “MK Tickets”.

Biletat do të jenë vetëm për një person, pra secili tifoz do të ketë mundësi të blejë vetëm një biletë, me emër e mbiemër dhe me numër të letërnjoftimit, për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.E gjithë kjo është për shkak të rekomandimeve të rrepta të sigurisë nga Ministria e Brendshme.

Nga e hëna e ardhshme të gjithë futbolldashësit do të kenë mundësi që të blejnë biletë për tribunën e veriut dhe jugut me çmim prej 300 dhe 400 denar (varësisht nga pozicioni), ndërsa në pikat e shitjes tifozët do të duhet personalisht ta blejë atë dhe ta merr biletën.

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur që një numër i konsiderueshëm i biletave të jepen edhe në Lidhjet Futbollistike Komunale.Tribuna perëndim do të jetë e rezervuar për tifozët nga Maqedonia e Veritu të cilët kanë paralajmëruar bashkim, ndërsa tifozët nga Kosova do të jenë në pjesën Lindore.

Për këtë takim pritet t’i ndahen rreth 8 për qind të biletave për tifozët kosovarë që do të thotë se në stadiumin e Shkupit do të jenë së paku rreth 3 mijë tifozë “Dardanë”.Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë luhet me 26 mars në Shkup në stadiumin Arena “Todor Proeski” me fillim në orën 20:45 minuta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu