Ndizen zërat e merkatos, Zanetti darkon me Cuadradon

Një darkë mes Javier Zanettit dhe Juan Cuadrados, ka ndezur zërat e merkatos. Në fakt mediat italiane kanë shuar dyshimet duke thënë se ka qenë vetëm një rastise.

Të martën në mbrëmje, kolumbiani i Juventusit, ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Diana Botero në restorantin Botinero, aty ku ndodhej edhe zëvendës presidenti i Interit.

Restoranti është në pronësinë e Zanettit ndaj edhe ulja në tavolina të ndryshme mund të ketë shërbyer për të nisur një tratativë për në verë. Kolumbiani pëlqehet shumë nga Conte, teksa ka punuar edhe më parë me të tek Juventusit. Një lëvizje që do t’i shërbente shumë duke parë formën e dobët të Moses, apo edhe të Candrevës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu