Ndodh edhe kjo! Vajza e mitur nget traktor dhe shkel një këmbësor

Fatkeqësitë ndaj këmbësorëve nuk po ndalen. Pasi ditë më parë u regjistrua një viktimë, gjatë ditës së djeshme është paraqitur në polici edhe një rast i goditjes së një këmbësori me traktor. Me traktorin ka qenë duke udhëhequr një vajzë e mitur, transmeton TV21.

Rasti ka ndodhur në rrugën e pendës “Illovicë”, në fshatin Illovicë të Strumicës.

“Më 10.06.2024 në ora 21.30 në Stacionin Policor të Strumicës është denoncuar se në rrugën lokale në pendën “Illovica” drejt fshatit Illovicë të Strumicës, një traktor pa targa, që ka qenë duke udhëhequr një vajzë e mitur nga fshati Illovicë, ka goditur këmbësorin N.K.(26) nga fshati Illovicë. Në fatkeqësi, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë, kurse hetim në vendin e ngjarjes ka krye ekipi i Stacionit Policor në Strumicë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu