Ndodh në Kosovë, polici me uniformë, në bastore

Të enjten në mbrëmje ka nisur të përhapet me të madhe një fotografi ku shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës brenda një lokali të basteve.

Një person, te grupi tashmë i njohur “Manjak t’kerreve”, e ka publikuar një fotografi ku shihet një polic, i cili po i përcillte rezultatet e basteve në ekranet e televizorëve përballë.

Nuk ka informacione të sakta se në cilën komunë të Kosovës ka ndodhur ngjarja, mirëpo mësohet se personi që e ka publikuar foton është nga Kamenica, shkruan Gazeta Blic.

Raste të tilla ku mund të shihni pjesëtarë të Policisë së Kosovës në lokale të basteve janë të rralla, përderisa shpesh është raportuar se ka pasur raste kur policia nuk e ka respektuar orarin e punës dhe e ka shfrytëzuar për nevoja personale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu