Ndodh në Serinë A, ekipi rikthen në stol trajnerin 1 muaj pasi e shkarkoi

Vetëm një muaj ka zgjatur divorci mes Brescia dhe Eugenio Corini. Tekniku italian është emëruar trajner i klubit që mbyll renditjen e Seria A, pas shkarkimit të Fabio Grosso. Humbja në fundjavë kundër Atalantës lëkundi së tepërmi pozitat e ish mbrojtësit, që regjistroi 3 humbje në po kaq ndeshje në krye të Rondinelle.

Për më tepër, nën drejtimin e Grosso, Brescia nuk arriti të shënojë asnjë herë, ndërsa pësoi 10 gola. Sa i përket Corini, ai u shkarkua në muajin nëntor, teksa kthehet në stolin e ekipit të “Stadio Rigamonti” pasi i udhëheqi drejt promovimit në Seria A ka ligat e ulëta.

49-vjeçari ka drejtuar në 44 ndeshje konkurruese si trajner i Brescia, duke marrë 20 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje. Kujtojmë që me Brescia aktivizohet lojtari i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, si dhe ish sulmuesi i Interit, Milanit dhe Liverpool, Mario Balotelli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu