Ndodhë edhe kjo në zgjedhjet në Kosovë: Vëllëzërit binjakë votojnë me një dokument

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shkollën fillore ‘Dëshmorët’ në Klinë, ky dy vëllëzërit binjakë dyshohet se kanë votuar me një dokument.

Në shkollën fillore ‘Dëshmorët’ në Klinë është arrestuar një komisionere dhe një votues.

Vlora Latifi nga DnV ka thënë se arrestimet janë bërë për shkak se dy vëllezër kanë votuar me të njëjtin dokument, njofton Klan Kosova.

“Një komisionere dhe një votues, vëllai i dytë që ka votuar me të njëjtin dokument , janë arrestuar nga policia në Klinë”, ka thënë Latifi.

Dyshohet se vëllezërit kanë qenë binjakë dhe janë identifikuar nga vëzhguesit vendorë.

Komisionerja do të zëvendësohet për të vazhduar procesin zgjedhor./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu