Ndodhi ajo që nuk pritej! Shullazi kërkon në gjyq Sali Berishën

Ditën e sotme tek Gjykata e Krimeve të Rënda po zhvillohet gjyqi ndaj Emiljano Shullazit.

Gjatë seancës ndodhi ajo që nuk pritej, Shullazi ka kërkuar të vijë si dëshmitar në gjyq, ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë gjyq po marrin pjesë edhe shumë “VIP-a” të tjetër, ndër to edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Mësova nga Sali Berisha për kërcënimin. Pse nuk është dhe ai këtu për të dëshmuar?”, -ka thënë ish-ministri Tahiri në dëshminë e tij.

Kjo është hera e parë që dëshmon një ish-zyrtar i lartë në lidhje me çështjen “Shullazi”, pasi deri tani kanë dëshmuar vetëm biznesmenë apo persona të dyshuar. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu