Ndryshim drastik i temperaturave, ja moti që na pret këtë javë

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Tahir Sylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë këto ditë.

Tahir Sylaj parashikon ulje të temperaturave gjatë ditëve në vazhdim.“Për shkak te erërave të forta të cilat janë krijuar edhe në vendin tonë, gjatë ditëve në vazhdim temperaturat minimale do të arrijnë deri në 1 gradë celsius në ultësira ndërsa në vendet kodrinore deri në minus 1 gradë celsius”, tha Sylë Tahir Sylaj për kallxo.com

Ndërsa, për temperaturat maksimale, eksperti tha se ato do të shkojnë nga 11 deri në 15 gradë.

Sipas parashikimit temperaturat do të ngriten përsëri nga dita e premte.

“Nga fundi i javës do të kemi ngritje të temperaturave minimale dhe maksimale”, shtoi ai. Po ashtu, si rezultat i ndryshimit të temperaturave dhe avullimit të tokës do të mund të dëmtohet sektori i bujqësisë me mundësi të vogla mbrojtëse. “Mirëpo do të tejkalohet edhe kjo situatë”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu