Ndryshime në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, lëkunden kolltuqet e 4 ministrave?

Për sot Goran Milevski, ministri për vetqeverisje lokale, siç paralajmëroi, edhe zyrtarisht do të dorëzojë dorëheqjen nga ky funksion. Tanimë janë publikuar informata jozyrtare se mund të zëvendësohet edhe ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

Mësohet se në këtë listë për mini-rikonstruim në Qeveri, mund të jetë flijohen edhe ministrat për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, si dhe ministri për transport dhe lidhje, Bllagoj Boçvarski.

Milevski deklaroi se edhe ministri tjetër për vetqeverisje lokale duhet të jetë nga PLD, ndërsa pritet kthimi i mundshëm në politikë i Risto Penovit, ish kryetar i Shkupit.

Siç mësohet, në shëndetësi priten ndryshime në disa vende të drejtorëve dhe këtë sektor ta mer në menaxhim LSDM. Si kandidatë të mundshëm përmenden emrat e mjekëve drejtorë të klinikave, Sofija Pejkova, Milena Stevanoviq dhe Hristijan Kostov. Në deklaratë për media, Kovaçevski tha se nuk planifikon ndryshim të vendit të ministrit në shëndetësi dhe është i kënaqur nga puna e Bekim Sali.

Adminirim Aliti, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, ditëve të fundit është aktual lidhur me balanserin dhe përqindjen e shqiptarëve që duhet të punësohen në administratën shtetërore. Ai këmbëngulë që shqiptarët të jenë të përfqësuar me 31,54% edhe pse Enti Shtetëror për Statistika thotë se duhet të llogariten vetëm shqiptarët rezident por jo edhe diaspora./Zhurnal.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu