Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor që u bënë pas negociatave mes katër partive politike për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, mundësuan që diaspora me 171 mijë votues nga tre njësi të shndërrohet në një njësi zgjedhore që do të japë tre depuetë.
Pala maqedonase ka një përparësi organizative, ashtu si në zgjedhjet e 2014-ës dhe zgjedhjeve të 2011-ës, meqë kanë shumicën e mbasadave dhe konsulatave në shtetet ku diaspora është më e përqëndruar, thonë eskpertë të zgjedhjeve, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, sipas tyre, tani shanset janë reale që shqiptarët të nxjerrin të paktën një depuetet. Mbetet të shihet nëse partitë politike shqiptare do të lejojnë të përsëritet e kaluara, apo do të organizohen qoftë edhe me koalicione parazgjedhore në këtë njësi, që të nxjerrin sigurt deputetë.
Dihet që diaspora shqiptare është dyfish më e madhe në numër se sa ajo maqedonase dhe sipas eskpertëve, me një organizmim më të madh numri i depuetëve shqiptarë mund të shkojë në dy. Kjo për faktin se votat, si në shtetet e Evropës perëndimore ku dominojnë shqiptarët dhe votat në Australi, Zelandën e re dhe në Argjentine ku ka vota nga pala maqedonase, do të llogariten njësoj.
Eksperti për çështje zgjedhore, Bashkim Bakiu konfirmon se ndryshimet ligjore japin shans që të nxirret të paktën një deputet nga diaspora.
“Është fakt që kalimi nga tre në njësi njësi zgjedhore të diasporës, sigurisht se ka rritur më shumë shanset që të paktën të nxjerrim një deputet. Por, kjo do të varet më shumë nga organizimi i partive politikeshqiptare. Presim të shohim nëse përveç PDSH-së dhe BDI-së, edhe partitë si BESA dhe LR-PDSH apo dhe partitë tjera, se a do të jenë aktive në diasporë”, thotë Bakiu. Ai vë theksin tek dëshprimi i diasporës në zgjedhjet e kaluara, gjë që sipas tij, do të ndikojë që të kemi shanset zero për të nxjerrur dy deputetë, ndonëse sipas tij mundësitë ligjore ekzistojnë.
Sipas ndryshimeve më të reja të Kodit zgjedhor, për t’u zgjedhur një deputet në diasporë të paktën duht të merr 6000 mijë vota, apo 80 % të votave sa duhet të merr një deputet në njësitë brenda vendit.