Ndryshojnë çmimet e karburanteve në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,92% në raport me vendimin e datës 2.9.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS 95 dhe EUROSUPER BS 98 ulen për 2,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,277 den/kg dhe tani do të jetë 52,463 den/kg.

Nga data 6.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 85,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 88,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 94,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,463 (denarë/kilogram).

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,983 %, te nafta për 1,812 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,293 % dhe te mazuti ulja është 0,568 %.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,068%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu