Ndryshon çmimi i derivateve të naftës, ja çmimet e reja

Derivatet nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe për shitje me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,09, gjegjësisht për 0,74 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 66 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të sitet për 67,5, EURODIZEL (D-E V) për 54,5, ndërsa Vaji ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 43 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,02 denarë për një kilogram ulet çmimi për shitje me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 28,333 denarë.

Si arsye për rritje të çmimeve për shitje me pakicë i derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 2,03 për qind çmimin e lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 0,517 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin.shigjeta.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here