Në 20 Janar betohet, zbulohen vendimet e para që do të marrë Joe Biden

Në datë 20 Janar Joe Biden do të betohet si President i SHBA-së, por cilat janë vendimet e para që do të marrë demokrati që mposhti Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit? Në listë janë disa, por ditën e parë Biden pritet që të firmosë kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen e Parisit për klimën.

Gjithashtu pritet që të hiqet ndalimi i hyrjes në territorin amerikan për qytetarët e shumë vendeve, shumica e tyre myslimane. Vendosja e këtij ndalimi ishte një nga vendimet e para të Donald Trump pas marrjes së detyrës në janar 2017.

Shefi i ri i stafit të Biden tha se dekretet e para të Presidentit të ri do të adresonin katër përparësitë e Biden, duke trajtuar krizën shëndetësore, ndryshimin e klimës, rimëkëmbjen ekonomike dhe luftën për drejtësi sociale dhe racore.

Presidenti i ri pritet që të lëshojë një seri dekretesh gjatë ditëve të para. “Këto masa do të lehtësojnë miliona amerikanë që vuajnë nga këto kriza. Presidenti i sapozgjedhur Biden do të veprojë, jo vetëm për të korrigjuar dëmin serioz të qeverisë Trump, por gjithashtu për të lejuar që vendi të ecë përpara” tha shefi i stafit të tij, Ron Klein.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu