Në 2018 shqiptarët më faktorë sesa në 1991 andaj duhet votuar në Referendum

Nga: Blerim Hyseni

Maqedonia sërish po perballet me sfidë të cilën do të mund ta kalojë vetëm falë angazhimit të shqiptarëve në këtë shtet, ky nuk është fakt për të cilin dikush duhet krenuar, por, është fakt të cilin të tjerët duhet vlerësuar në etapat që do vijne pas 30 shtatorit.

Nëse në referendumin e vitit 1991 shqiptarët u deklaruan se do të bojkotojnë të njëjtin, për arsye shumë të qarta, atëherë ne vitin 2018 fati i referendumit do të varet më shumë se nga askush tjeter, për pos shqiptareve. Këtu nuk dua të shfaq dilema, se duhet ose jo të votojnë shqiptarët, sepse qëndrimi i tyre ka qenë dhe mbetet i pa ndryshuar, por, është mirë që ky besim i shqipterëve të vlerësohet në të ardhmën edhe atë jo vetëm nga institucionet e shtetit të Maqedonise, por, edhe më shumë nga faktori nderkombëtar.

Me votën për inkuadrimin e Maqedonisë në strukturat eruoatlantike shqiptarët po dëshmojnë për të satën herë se ardhmërinë e tyre e shofin në kuadër të Maqedonisë, por, vetëm si shtetas të barabartë me maqedonasit , as me shumë dhe as më pak. Sigurisht që nëse në 1991 nuk ishin të rëndësishëm shqiptarët, a do të marrin pjesë ose jo në referendum, ne 2018 ata janë bërë faktor vendimarrës për kahjen se nga do të ec në të ardhmen Maqedonia. Ketu ka vetem nje dilemë, sikur mos të ishin shqiptarët, kaq sa janë dhe këtu që janë, a do te kishte marrë Maqedonia këtë kahje proevropiane?

Personalisht kam dilema, por, struktura demografike separi, shtrirja gjeografike dhe pozita e faktorizuar pas luftës së vitit 2001, imponoi orientimin euroatlantik të Maqedonisë. Ky është një argument i fuqishëm të cilin në duar e kanë subjektet politike shqiptare në rregullim e ardhshëm kushtetues, por më sëshumti në ecurin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ska asnjë dilemë së të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni u paguan shtrenjtë dhe u arritën me shumë sakrificë, por, kjo nuk do të arrihej asnjëherë sikur të mungonte përkrahja e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk është e rastësishme edhe mbeshtetja që shqiptarët i japin demokracisë Perendimore, sepse me këtë janë mirënjohës për ate qe kanë arrit deri më tani. Nëse në referendumin e vitit 1991 shkurtoheshin te drejtat e shqiptarëve, pas këtij referendumi arritja e të drejtave te mohuara do të jetë një proces më i lehtë.

Megjithatë edhe pas 30 shtatorit nuk do të shkojnë gjërat sikur kur e “hjek qimën prej mjalti”. Maqedonia do të përballet edhe me sfida të tjera, jo te rëndësisë dhe peshës së referendumit, por, sigurisht do të shfaqen antagonizma që do të jenë më të theksuara në bllokun politik maqedonas, e më pak në atë shqiptarë. Por, kjo nuk do të duhet të jetë arsye që të shfaqen dilema te llojit, duhet ose jo të dilet ne referendum. Sepse pas tij do të fillojë nje etap e re. Pas 30 shtatorit më nuk do të diskutohet se Maqedonia i takon Eurpes, apo sic kanë pretenduar gjithmonë sërbët të jetë vazale e tyre, dhe të e trajtojnë si vëllaun e vogël.

Të gjitha këto argumente duhet të vlerësohen, separi, nga institucionet e shtetit, e më pas edhe nga subjektet politike Maqedonase. Propaganda e tyre e deritanishme se cdo të drejte që fitojnë shqiptarët kërcnon ekzistencen e shtetit varrosen njëherë e përgjithmonë, vetëdijësimi politik i maqedonasve duhet të ngrihet në nivelin e standardeve evropiane dhe të kuptohen qartë shqiptarët për nevojat e tyre jetike, edhe pse në këtë personilisht vazhdojë të kem dilema, por, kjo do të arrihet vetëm me këmbengulësi, strategji dhe mbi të gjitha mbeshtetje ndërkombetare, menyrë tjetër s’besojë se do të ketë, sëpaku për dhjetë vjecarin e ardhshem.

Tek e fundit ky proces do të varet shumë nga gadishmëria dhe hapat qe do ti bëjë Maqedonia drejtë inkuadrimit ne Bashkimin Evropian. Prandaj mbroj tezën që shqiptarët duhet të dalin masovikisht në referendum, dalja e tyre i faktorizon ata, parasëgjithash para faktorit ndërkombëtare, e me pas edhe para institucioneve të shtetit.

Ndërsa avansimi i të drejtave të shqiptarëve do të jetë proces që do të varet më shumë nga subjektet politike shqiptare ne periudhën e inkuadrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu