BE në alarm nga vezët e importuara nga Polonia, vdes një 5-vjeçar

Një fëmijë 5 vjeçar ka humbur jetën në Kroaci dhe qindra njerëz janë helmuar në restorantet e Belgjikës.

Sipas medieve kroate, bëhet e ditur se shumica e rasteve janë raportuar si të dyshuara me salmonelë nga vezët e importuara nga vezët e fermave polake.

Infeksioni i 5-vjeçarit “Salmonella enterdiditis”, ishte gjetur edhe te katër anëtarë të familjes. Mediet raportojnë se 12 nga 28 vende të BE-së kanë dhënë alarmin për helmimin nga salmonela.

Kështu, Holanda, Franca, Gjermania, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Britania e Madhe, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia dhe Polonia kanë dhënë alarmin.

Sipas medieve, njerëzit ishin infektuar në restorante apo kuzhina dhe ishte e pamundur të zbuloje saktësisht se cili produkt ishte shkaktari.

Sipas agjencisë polake të lajmeve PAP, Holanda dhe Belgjika njoftuan Komisionin Evropian për Cilësinë e Ushqimit se kanë gjetur vezë të infektuara nga salmonelë.

Mësohet se të paktën 7 shtete evropiane kanë importuar vezë të tilla, të cilat janë përdorur në qindra restorante në Belgjikë./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu