Në Armatën e Maqedonisë ka njësit me 0 % shqiptarë (FOTO)

Me rastin e 18- Gushtit, Ditës së ARM-së, kanë reaguar nga Lëvizja për Reforma në PDSH duke thënë se përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion është i ultë ndërsa sipas tyre ende ka njësi ku përfaqësimi i shqiptarëve është 0 për qind.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptarët përfaqësohen me rreth 14%,në ARM me rreth 20%. ku në bataljonin e njësitit special “Ujqit” 0% shqiptar, bataljonin”Renxher” 0.3% shqiptarë dhe policia ushtarake me vetëm 10% shqiptarë. Duhet potencuar faktin se përqindja e shqiptarëve zvogëlohet edhe në gradat më të larta ushtarake. Kjo vjen si pasojë e numrit të shqiptarëve që pranohen si kadet në Akademinë Ushtarake “Mihailo Apostolski”, e që nuk i kalon në çdo gjeneratë më shumë se 10% dhe po të vazhdojë kështu përqindja e oficerëve Shqiptar asnjëherë nuk do të rritet”, kanë reaguar nga LR-PDSH.

lr-pdsh-300x160


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu