“Në aspekt të tentimit të nxitjes së tensioneve ndëretnike”, Toshkovski: Ashpër do t’u përgjigjemi sfidave për destabilizim të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski thotë se ende po rrjedhin informacione në lidhje me tentimet për destabilizim të vendit, përcjell TV21. I pari i Policisë thotë se janë të gatshëm që ashpër t’u përgjigjen sfidave në këtë aspekt.

“MPB është e gatshme t’i përgjigjet sfidave në të ardhmen. Sfida që do të jenë drejt destabilizimit të Maqedonisë, nëse ka të tilla…në realitet, në të ardhmen, ashpër do të përgjigjemi, kështu që MPB është e gatshme, t’u përgjigjet sfidave të ndryshme. Shumë herë deri tani është theksuar në opinion, se shërbimet në kuadër të formave institucionale që i kemi në shtet, e që merren me këtë lloj të kompetencës, kanë rrjedhur dhe po rrjedhin informacione adekuate deri te organet udhëheqëse, të njëjtat në mënyrë adekuate janë ndarë edhe me kryeministrin dhe presidenten. Kështu që gjithë atë që e kemi folur në të kaluarën, në aspekt të tentimit, që pamë një pjesë edhe në të kaluarën, në këtë muaj, në aspekt të tentimit të nxitjes së tensioneve ndëretnike, se janë realitet, në mënyrë adekuate u jemi përgjigjur dhe do t’u përgjigjemi”, tha mes tjerash Toshkovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu