Klima e biznesit dhe kushtet e volitshme për investues të huaj, posaçërisht reformat dhe masat që Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ndërmerr në drejtim të përmirësimit të klimës afariste, mjedisit të biznesit dhe politikës tatimore, i prezantoi konsulli i nderit të Maqedonisë në Australi Zoran Qoseski në klubin ndërkombëtare Rotari Interneshënel në Australinë Perëndimore.
Ai, siç kumtojnë prej atje, është përqendruar në zhvillimin historik të bashkësisë etnike maqedonase në Australi me gjuhën dhe kulturën e tyre, me kontributin e tij në suaza të Australisë mulikulturore, nismën për shmangien e tatimit të dyfishtë si dhe përforcimin e marrëdhënieve tregtare-afariste në suaza të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Australisë.
Në takim ka vlerësuar se biznes kontaktet e deritanishëm mes firmave australiane perëndimore me ekonominë e Maqedonisë lëvizin në linjë të rritjes me të cilën do të përforcohet hyrje e kapitalit më të madh australian në Maqedoni