Në borë i’u prishet goma e makinës, përdorin deodorant për ta fryrë

Disa persona janë përballur me një situatë mjaft të vështirë, në mot me borë dhe në të ftohtë të madh.
Njëra prej gomave të veturës me të cilën ata udhëtonin është shfryrë, duke ua pamundësuar atyre lëvizjen me automjet.

Pa pajisjet e nevojshme për riparimin e gomës së shfryrë, ata janë detyruar të shërbehen me një mjet të pazakontë.

Burrat shihen duke e fryrë gomën e prishur me ndihmën e një deodoranti që u ka qëlluar afër.

Nuk dihet se ku ka ndodhur ky rast. Videoja është bërë mjaft e popullarizuar në rrjetet sociale, në internet, duke nxitur shumë komente. /Express

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu