Në cilat njësi do përballen liderët e partive

Sipas burimeve jozyrtare të TV Alfa, derisa LSDM-ja pret përgjigje nga BDI-ja nëse do të marrin pjesë së bashku në zgjedhje dhe ka më shumë gjasa që integristët të marrin pjesë të vetëm, LSDM tashmë ka kombinimet e listave të tyre zgjedhore.

Bartës i njësisë së parë zgjedhore të LSDM-së do të jetë kryetari aktual i partisë dhe kryeministër, Dimitar Kovaçevski.

Në njësinë zgjedhore 2, si zakonisht, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili sipas informacioneve jozyrtare nuk do të kandidojë për president të vendit.

Në krye të Njësisë së tretë zgjedhore do të jetë ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski.

Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë Alfa, një Njësinë 4, përmenden emrat e kryetarit të Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinovski, si dhe deputetes Daniela Koleva, e cila është edhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së.

Koordinatori aktual i grupit parlamentar të LSDM-së, por edhe kryetari i ardhshëm i Kuvendit në Qeverinë teknike, Jovan Mitrevski, do të ishte bartësi në Njësinë e 5.

Në njësinë e 6 bartës sipas informacioneve të pakonfirmuara, do të jetë sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq.

Këta janë emrat me të cilët do të performonte LSDM, nëse partia e Ahmetit refuzon që të dalin bashkërisht në zgjedhje.

Sipas Alfa, vendimi negativ gjithnjë e më i mundshëm i Ahmetit do të ishte për hir të ruajtjes së elektoratit të tij, sepse opozita e bashkuar shqiptare paraqet rrezik serioz për uljen e votave të BDI-së.

Opozita shqiptare është ende duke bërë listat, sipas burimeve të Alfa-s, titullar i njësisë së parë zgjedhore do të jetë kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, për njësitë zgjedhore 2, 3 dhe 4 janë duke u zhvilluar anketa, dhe në njësinë e 5 sipas Alfa bartës do të ishte nënkryetari i BESA-s, Fatmir Limani, ndërsa spekulohet se në Njësinë 6 do të ishte Bilal Kasami, kryetar i BESA-së, por edhe kryetar i Komunës së Tetovës.

Nga VMRO-DPMNE tani për tani bëhet e ditur se bartësi më i mundshëm i Njësisë së 1 do të jetë kreu i partisë Hristijan Mickoski.

Sipas Alfa, ende pritet të shihet se si do të veproj ASH dhe nëse edhe ata do të kenë dëshirë t’i bashkohen listave të LSDM-së, por siç raportohet edhe nga atje pritet një dush i ftohtë për Kovaçevskin. Emrat e bartësve të Aleancës së Shqiptarëve ende mbahen sekret, por po llogaritet nëse ndoshta Taravari do t’i bashkohej opozitës së bashkuar shqiptare./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu