Më në fund PDSH zyrtarisht konfirmon bashkëpunimin me BDI-në

Adnan Bilalli nga PDSH-ja është zgjedhur për kryetar të këshillit të komunës së Tetovës me 15 vota ”për” dhe 9 vota ”kundër”.

Kandidatura e Adnan Bilallit u mbështet nga BDI, LSDM dhe PDT përfshi votat edhe të PDSH-së, kurse Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët ishin kundër. Vlen të theksohet se edhe një këshilltarë i BDI-së nuk ka marrë pjesë në seancë duke bojkotuar kandidaturën e anëtarit të PDSH-së

Këshillëtarët e VMRO-së e bojkotuan seancën në shenjë revolte për arrestimin e 37 personave që akuzohen për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Këshilli i Tetovës numëron 31 anëtarë, ndërkaq Besa dhe ASH-ja deklaruan se 15 vota nuk mjaftojnë për një zgjedhje legale të kryetarit të këshillit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu