Në komunat shqiptare, numër shumë i ulët i votuesve

Në të dhënat e publikuara nga KSHZ deri në orën 13 dalja në votime e shqiptarëve është relativisht më e ulët në krahasim me votuesit maqedonas.

Deri në ora 13 dalja në komunën e Sarajit është 20.31%, Haraçinë 25.53%, në Kërçovë 25.44%,në Strugë 22.68%, Studeniçan 21.32%, Çair 21.88%. Dalje më e ulët është regjistruar komunën e Zhelinës me 17.71%, Tetovë 18.76 %, Dibër 19.28%.

Nga KSHZ njoftuan se ka pasur raste të regjistruara të parregullsive zgjedhore, por për të njejtat Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të dalin me informatë në orën 18:00, kur do të jetë konferenca e ardhshme per shtyp. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu