Qeveria e Sllovenisë emëroi një oficere grua si kreun e forcave të armatosura, e para ne vendin e vogël që është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Gjeneralja Alenka Ermenc, 55 vjeçare, zyrtarisht do të marrë postin e saj si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Sllovene në një ceremoni të mërkurën, kur ajo do të bëhet edhe gruaja e vetme që aktualisht mban postin e forcave të armatosura të lartë vendet e NATO-s.
Ermenc, e arsimuar në Britani te Madhe, zëvendëson gjeneralin Alan Geder pasi ka shërbyer si zëvendëse e tij. Geder mori ne duar ushtrinë e Sllovenisë këtë vit pasi paraardhësi i tij u shkarkua nga rezultatet e dobëta në një provë të NATO-s.
Presidenti slloven Borut Pahor shpreson se emërimi i Ermenc do të ndihmojë në përmirësimin e performancës së ushtrisë sllovene.
“Tendenca globale e një situate të keqësimit të sigurisë vazhdon dhe edhe pse Sllovenia nuk kërcënohet drejtpërsëdrejti, ushtria duhet të përmirësojë sigurinë e saj shpejt”, tha Pahor në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.
Shteti alpin prej rreth 2 milionë banorësh ka rreth 7,500 ushtarë, duke përfshirë trupat aktive dhe rezervë. /MESAZHI/










