Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes u organizua panel diskutimi nga UNT dhe AAG (FOTO)

Në kuadër të 15 Majit, ditës Ndërkombëtare të Familjes, në ambientet e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup – Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Asociacionin për Afirmimin e Gruas (AAG) organizoi panel diskutimi me kryetemë:

“SFIDAT E FAMILJES SHQIPTARE NË PERIUDHËN E TRANSFORMIMEVE”

Aktiviteti u organizua dhe moderua nga profesoresha Elisabeta Bajrami-Ollogu, e ndërkaq panelistë të pranishëm ishin:

Prof. Dr. Arafat Shabani, dekan i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturës dhe Komunikimit pranë Universitetit të Evropës Juglindore i cili trajtoi temën: “Agenset e socializimit të familjes shqiptare në periudhën e tranzicionit”.

Gjithashtu pjesë e panelit ishin edhe profesorët Sunaj Raimi me temë: “Transformimet e familjes shqiptare në periudhën e tranzicionit” dhe profesor Avni Avdiu me temën: “Dilemat e prindërimit bashkëkohor”.

Në fund të sesionit, pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë e drejtojnë pyetje panelistëve.

I gjithë aktiviteti u mbyll me thënien e famshme të humanistes Nënë Tereza – “Nëse dëshironi të punoni për paqen në botë, shkoni në shtëpitë tuaja e duajini familjet tuaja”.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu