Shtëpia e ankandit Sotheby’s sot në zyrën e saj në Londër i prezantoi opinionit stolinë me llojin e rrallë dhe të vlefshëm të diamantit të kaltër, raporton Anadolu Agency (AA).
Vëmendjen e publikut e tërhoqi unaza e diamantit me ngjyrë qielli prej 8.1 karat.
Unaza do të gjendet në ankand i cili me emrin “Guri i çmuar madhështor dhe fisnik” do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa pritet që unaza të arrijë vlerën mes 15 dhe 25 milionë dollarë.
Në ankandin, i cili u paralajmërua për më 16 nëntor, për shitje do të gjenden edhe dy gjerdanë me diamante të kaltër, ndërsa pritet që vlera e tyre të jetë nga pesë milionë dollarë.
Në maj të këtij viti në Gjenevë u mbajt ankandi në të cilin për një rekord prej 57.5 milionë dollarë u shit unaza e diamantit të kaltër prej 14.62 karat.