Në pasaportat do të vendoset vula me emrin e ri

Vula me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut ka filluar të vendoset në pasaportat gjatë hyrjes-daljes nga pikëkalimet kufitare, ashtu siç e parashikon Marrëveshja e Prespës, kanë bërë të ditur për MIA-në, nga MPB, transmeton SHENJA.

Kjo është masa, e cila është pjesë e planit të Grupit Ndërsektorial për realizimin e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës.

MPB sipas vendimit, obligohet që të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme dhe aktivitetet për zbatimin e vendimeve në afatin kalimtar deri në krijimin e kushteve teknike për lëshimin e dokumenteve të reja për udhëtim.

Lëshimi i pasaportave të reja duhet të filloj kah fundi i vitit 2019, ndërsa në afatin kalimtar MPB gjatë hyrjes dhe daljes në pikëkalimet kufitare, do të vendos vulë, me çka do të shpjegoj se dokumentet e udhëtimit i takojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu