Në pritje: Transferimi “tronditës” i Cristiano Ronaldos

Në edicionin e fundit, gazeta spanjolle Sport sjell lajmin se Cristiano Ronaldo mund të kalojë te Galatasaray, gjë që do të trondiste Europën e futbollit.

Portugezi i famshëm kërkon shitjen e tij nga Manchester United, por deri më tani asnjë klub nuk është paraqitur me një ofertë konkrete që mund t’i plotësojë kushtet e tij. Së fundmi, CR7 popullor ka treguar revoltë të hapur ndaj United.

Aludohet se Galatasaray është ndër favoritët për nënshkrimin e Ronaldos, pasi ka treguar ambicie të larta me përforcimet e fundit.

Dries Mertens dhe Lucas Torreira kanë mbërritur tashmë në Stamboll ku do të prezantohen si lojtarë të rinj për klubin e madh turk edhe me trofe europian.

Cristiano Ronaldo në karrierën e tij ka veshur fanellat e Sportingut, Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit dhe mbetet për t’u parë nëse do të provojë forcat në Superligën turke.

Në një karrierë shumë të pasur, ai ka shënuar 748 gola të pabesueshëm në të gjitha garat me klubet dhe kombëtaren portugeze dhe në pesë raste është shpallur lojtari i vitit nga UEFA.

Ndërkohë, Gallatasary ka marrë shumë yje edhe botërore në radhët e tij, ku më i fundit ishte Didier Pogba.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu