Në Samitin e Tunizisë po diskutohej mbi Lartësitë Golan ndërsa krerët arabë po flenin gjumë (FOTO)

Krerët e shteteve anëtare të Ligës Arabe mbajtën një samit gjatë fundjavës në Tunizi. Por ata, siç theksuan disa media rajoni me ironi, e ruajtën traditën e gjumit gjatë samitit. Shumë prej tyre ishin zhytur në një dremitje të thellë, ndërsa diskutohej çështja e nxehtë e ditëve të fundit, ajo e Lartësive Golan, të cilën SHBA ia njohu Izraelit si territor.

Në pushimet mes gjumit – raportohet sërish me ironi – udhëheqësit arabë kanë rënë dakord që t’i kërkojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të miratojë një rezolutë kundër vendimit të SHBA për njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësitë Golan, pjesë e Sirisë që Izraeli e ka pushtuar në luftën e vitit 1967.

Përveç kësaj, udhëheqësit e vendeve arabe kanë paralajmëruar të gjitha vendet që mos ndjekin lëvizjen e Shteteve të Bashkuara në njohjen e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë Golan.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian dhe liderët e shteteve anëtare të Ligës Arabe, dërguan një mesazh mbështetjeje për sovranitetin e Sirisë mbi Lartësitë Golan.

Çdo zgjidhja e konfliktit sirian duhet të garantojnë integritetin territorial të Sirisë, që përfshin dhe Lartësitë Golan – tha Guterres.

Përfaqësuesja e Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha se zgjidhja për paqen nuk ishte një mosmarrëveshje në lidhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Zgjidhja me të dy shtete, Izraeli dhe Palestina “është e vetmja zgjidhje praktike dhe reale … dhe është përgjegjësia jonë për të parandaluar që kjo zgjidhje të hiqet në mënyrë të pakthyeshme”, tha ajo.

“Çdo plan i ardhshëm do të duhet të njohë parametrat e pranuar ndërkombëtarisht, duke përfshirë shkëmbimin e territorit të vitit 1967 dhe statusin e Jerusalemit si kryeqytetin e ardhshëm i të dy shteteve”, tha ajo.

Mbreti Salman i Arabisë Saudite tha të dielën se ai “e refuzon absolutisht” çdo masë që do të shkelte sovranitetin sirian mbi lartësitë e Golanit.

Ai përsëriti se vendi i tij mbështeti krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, në të cilin kryeqyteti do të ishte Jerusalemi Lindor.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi theksoi se lartësitë e Golan duhet t’i kthehen Sirisë.

Në Samitin e Lidhjes Arabe, përfaqësuesit e më shumë se 20 shteteve anëtare kanë dënuar njëzëri masën e administratës Trump, të cilën ata e konsiderojnë të njëanshëm ndaj Izraelit.

Kryesuesi i samitit, presidenti tunizian Beji Caid Essebsi, tha se samiti duhet të dërgojë një mesazh për rëndësinë e krijimit të një shteti palestinez.

Stabiliteti rajonal dhe ndërkombëtar duhet të vijë “nga një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse që përfshin të drejtat e popullit palestinez, si dhe të çojë krijimin e një shteti palestinez me Jerusalemin si kryeqytetin e tij”, tha Essebsi.

Ndërsa Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani papritmas u largua nga samiti pa dhënë ndonjë arsye. /tesheshi.com/

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu