Në shkurt të 2019 shpallen zgjedhjet presidenciale, kush do e zëvendësojë Ivanovin?

Kryekuvendari Talat Xhaferi ka bërë të ditur se zgjedhjet për Kryetar shteti do të shpallen më 2 apo 3 shkurt të vitit që vjen.

Sipas tij, mandati i Kryetarit të tanishëm, Gjorge Ivanov, mbaron më 2 maj të vitit që vjen, dhe se ai nuk ka interesim për t’u futur në garë.

I pari i Kuvendit shprehet se do të mbetet në këtë pozitë që është, duke shtuar se zgjedhja e Kryetarit të shtetit përmes Kuvnedit mund të bëhet vetëm nëse ka pajtim të partive politike dhe një ndryshim të ri kushtetues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu