Në Shqipëri janë regjistruar 67 tërmete me fuqi të ndryshme

Që nga mbrëmja në orën 22:37 kur u regjistrua tërmeti më i fortë, deri në mesditën e sotme në Shqipëri janë regjistruar 67 tërmete me magnitudë më të ulët, transmeton InfoShqip.

Sizmologu shqiptar Edmond Dushi qetëson qytetarët, duke vlerësuar se tërmete të tilla të mëvonshme çlirojnë energjinë e akumuluar në vend dhe shmangin mundësinë e tërmeteve më të fortë.

Tërmeti i mbrëmshëm ka qenë më i forti me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, i pasuar nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballë. Nga ora 22:37 deri në mëngjesin e sotëm, tek ne si institucion janë regjistruar 63 mikrotërmete me një fuqi më të ulët. Epiqendra e tërmetit është në Klos, zonë e njohur si zona tektonike. Sot deri në mesditë janë regjistruar edhe disa tërmete, njëri në orën 10:45 me magnitudë 3.3 gradë ose gjithsej 67. Presim që toka të qetësohet plotësisht“, tha Dushi.

Sipas strukturave kompetente, “seri” i tërmeteve është ndjerë më fuqishëm në Klos, Xhibër, Gur dhe Bulqizë, ku janë dëmtuar të paktën 22 objekte banimi individuale./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu