Në Shqipëri rrezikon mos të mbetet këmbë njeriu, ja sa persona do largohen deri në vitin 2050

Vitet e fundit shqiptarët janë larguar në masë nga vendi, aq sa shifrat janë të frikshme dhe mund të thuhet se është kthyer në një problem shqetësues. Ndërsa Banka Botërore ka bërë një parashikim edhe më të frikshëm për largimin e shqiptarëve.

Sipas saj nga Shqipëria do ikin edhe 280 mijë persona deri në vitin 2050. Shqiptarët do të vazhdojnë të emigrojnë në nivele shumë të larta dhe Banka Botërore parashikon që emigracioni të vazhdojë në këto shifra.

Ky fenomen nuk është aspak pozitiv për zhvillim e vendit tonë, pasi po largohet jo vetëm krahu i punës, por edhe “truri” pasi shumë të rinj të shkolluar po largohen. Shqipëria pritet të tkurret me shpejtësi. Faktorët kryesorë që i çojnë shqiptarët drejt largimit janë niveli i ulët i pagave dhe kostot e larta të jetesës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu