Në vendin ku çdokush është kryeministër, a ka stabilitet politik në Shqipëri?

Në një takim me ta në Amsterdam, kreu i qeverisë shqiptare tha se në vendin tonë ka protesta, pasi “çdokush është kryeministër më vete”. Por sipas tij, qeveria shqiptare kujdeset për kompanitë e huaja.

Sa i takon stabilitetit politik, po kemi ndonjëherë protesta, në 2000 metërshin katror të sheshin përballë Kryeministrisë, sepse jemi një vend ku të gjithë janë kryeministra me vete.

Ndonjëherë kryeministri i vërtetë është shumë bezdi, por nuk çon kurrëkund. Ai është vetëm një element spazmatik i jetës tonë.

Asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik dhe asgjë për t’u shqetësuar për faktin që jeni i huaj apo kompani e huaj sepse ne kujdesemi mirë për kompanitë e huaja”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu