Nënshkruhet dokumenti i rëndësishëm mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Rama jep lajmin: Një qëllim madhor

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka nënshkruar me SHBA Memorandumin e Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Postimi i Ramës:

“Një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.”, – ka shkruar Rama.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu