Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar sot protestë për zgjedhje të reja. Kjo u diskutua sot edhe në emisionin “Click” në RTV 21. Analisiti Nexhmedin Saphiu krahasoi kauzat e protestve të mëhershme të Vetëvendosjes me atë që e ka paralajmëruar tani.
“Kur ka protestu bie fjala kundër negociatave kjo ka qenë një budallëk dhe ka qenë kundër interesave të Kosovës .”, tha Spahiu. Por protestat e paralajmëruara sot, Nexhmedin Spahiu i konsideroi si të arsyeshme duke përmendur kauzën e korrupsionit.
“Kërkush nuk mundet me thanë madje as ata që janë në pushtet që nuk iu leverdis që me u bë një protest e tillë, as ata s’munden me thanë mos bëni protesta. E shumëta çka mujnë me thanë, mujnë me gju gurin te naj me mujt me huq temën më qit një temë tjetër, por kërkush nuk mundet me thanë që një temë me një kauzë të tillë kur të gjithë në Kosovë e dijnë çka po bahet qysh po ec Kosova.
Kështu që kjo është një temë më se e qëlluar dhe natyrisht nëse Albin Kurti din me menaxhu këtë deri në fund ai edhe ka për ta marrë pushtetin, ka për të dalë fitimtar.” tha Spahiu duke shtuar se është çështje tjetër se sa do të dijë Kurti ta drejtojë shtetin e Kosovës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar mobilizim të përgjithshëm për të çuar vendin në zgjedhje të reja. Për këtë, ai ka thënë se ka nisur takimet me qytetarë në gjitha qytetet e Kosovës, pastaj përmes mocionit të mosbesimit në Kuvend të rrëzojnë këtë qeveri dhe ta shkarkojnë presidentin Thaçi./21Media










