Dëbora dhe rrugët e ngrira mund të mbushin spitalet. Nga praktika e viteve të mëparshme.
Komunat shpenzuan mijëra euro për blerjen e pajisjeve dhe kripës, dhe ata nuk duhet të harrojnë se duhet t’i përdorin ato, raporton Almakos.
Avokati i Popullit u thotë qytetarëve të mos presin për drejtësi dhe të drejta, por të luftojnë për to. Për thyerjet që mund të ndodhin si pasojë e rrugëve të pa pastruara, qytetarët mund të padisin komunën në të cilën janë rëzuar./Almakos










