Anëtarja e parlamentit serb Ugljesa Mrdiç beson se Greqia përfiton më shumë nga bashkëpunimi me Beogradin sesa me Prishtinën dhe shpreson që “Grekët nuk do të njohin shtetin e rremë të Kosovës, megjithë presionin, sepse një vendim i tillë mund të shkaktojë kaos“, transmeton InfoShqip.
Mrdiç deklaron se Serbia është një vend që respekton marrëveshjet.
“Serbia respekton gjithçka që u ra dakord si në Uashington ashtu edhe në Bruksel. Greqia është vendi ynë miqësor, ata janë vëllezërit tanë Ortodoksë, por ata janë nën presion të vazhdueshëm nga disa vende të BE dhe qendrat perëndimore të pushtetit. Kjo nuk është asgjë e re” – tha Mrdiç.
Mrdiç shprehu shpresën se “Greqia nuk do të njohë shtetin e rremë të Kosovës”.
“Greqia është më e interesuar të ketë lidhje miqësore me Beogradin dhe nëse, si një vend ballkanik në kufi me Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë, ajo do të njihte Kosovën e rreme, ajo do të kthehej keq disa çështje të tjera do të hapeshin, kjo do të shkaktonte kaos në Evropë” – tha Mrdic./InfoShqip.com









