Nëse keni qenë llupës gjatë fëmijërisë do të plakeni më shpejt

Sipas një studimi të bërë së fundmi, mënyra e ngrënies dhe sasia e ushqimit që konsumohet gjatë fëmijërisë mund ta parashikojë jetëgjatësinë e një personi, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Në një eksperiment të bërë në minj, një grup shkencëtarësh nga Baylor College of Medicine, kanë vërejtur se minjtë e sapolindur, të cilët janë ushqyer me sasi të lartë të ushqimit, kishin tendencë të plaken më shpejt në krahasim me ata që janë ushqyer më pak.

Përderisa epidemia e obezitetit është duke u përhapur, autorët e këtij studimi besojnë se puna e tyre edhe një herë e demonstron efektin negativ, që ngrënia e tepruar ka në jetën dhe shëndetin tonë.

Obeziteti në foshnja ka një ndikim të madh edhe në shkaktimin e sëmundjeve siç janë ato kardiovaskulare apo diabeti. Sasia e tepërt e sheqerit në gjak gjithashtu mund të shkaktojë rritjen e të ashtuquajturave “grupe metilike” në ADN-në e një personi, duke e dëmtuar ADN-në dhe duke e penguar funksionimin normal të qelizave pankreatike, të cilat njihen për kontrollimin e sasisë sa duhur të sheqerit në gjak.

Sipas ekspertëve, një mënyrë e duhur e parandalimit të këtyre problemeve gjatë jetës, është kontrollimi i sasisë së ushqimit që e konsumojmë gjatë periudhës së fëmijërisë.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Enviromental Epigenetics”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu