Është publikuar lista e hoteleve që do të pranojnë mysafirë që posedojnë vauçerë për pushime, një masë e miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për punonjësit me të ardhura të ulta, ku të hyrat mujore neto në familjet e tyre nuk kalojnë 30 mijë denarë, përcjell INA.
Për këtë masë janë ndarë 15 milionë denarë në total për 1250 vauçerë. Në listë janë 76 hotele, dhe se shumica prej tyre janë në Ohër, por edhe në qytete tjera. Listën mund ta shikoni këtu.









