“Nëse nuk i bën ‘like’ postimeve të qeverisë, largohesh nga puna”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë Rama se po kërcënon me shkarkim nga puna punonjësit e administratës që nuk pëlqejnë dhe nuk komentojnë pozitivisht në postimet e qeverisë në internet.

Gjatë konferencës së përjavashme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike pretendon se Rama ka “shpikur” një aplikacion nëpërmjet të cilit kontrollon like-t dhe komentet e administratës.

Për rrjedhojë Berisha i bëri thorrje themeluesit të Facebook, Mark Zuckenberg dhe pronarit të Tëiteer-it, Elon Musk të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit me rrjetet e tyre sociale nga një njeri që s’ka asnjë parim.

Sipas Berishës kjo që po bën Rama është “terror digjital”.

Pjesë nga fjala e Berishës

“Duhet të dënoj me forcën më të madhe terrorin digjital, që po ushtrohet mbi administratë nga Rama. Gjatë kësaj javë është shpërndarë një aplikacion të cilin do ta quaja aplikacion terrori digjital ndaj punonjësve, në funksion të të cilit janë regjistrimi i Like dhe komenteve. Ky përbën terror psikologjik mbi punonjësit, ky vendim absurd u mor nga Rama pasi e pa vetën të tejkaluar nga Berisha në bilancin e 2022 në botën digjitale dhe nuk ia doli dot me gjithë blerjet like dhe hapur adresa falso, tani kaloi në një akt të paimagjinueshëm, për të fituar garën duke detyruar çdo punonjës për të bërë like dhe komente dhe duke ia mat me aplikacion.

I bëj thirrje Zuckenberg dhe Musk të ndëshkojë këtë praktikë të abuzimit me rrjetet e tyre sociale nga një njeri që s’ka asnjë parim.

Çdo shqiptar e ka marrë vesh që ky është hajdut i papërmbajtur. A e vutë re që ky bëri gjithçka për të fshehur Alda Klosin?! S’ja nxorën emrin në fillim se i funksionoi me Damian Gjiknurin dhe disa prej tyre. Ata janë vjedhës sepse e dinë se ku ka para. I kanë mbyllur të gjitha vetë, për të mos i dalë të kompromentuar ministrat.”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu