“Nëse Prishtina shkel, Beogradi është gati, ata kanë rillogaritur shumë”

Sekretari i Shtetit Nemanja Starovic tha se në rast se Prishtina shkel moratoriumin, i cili është pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit, Beogradi do të reagonte menjëherë, transmeton InfoShqip.

Sekretari në Ministrinë e Punëve të Jashtme tha se numri i vendeve që do të rishqyrtonin dhe tërhiqnin vendimin për njohjen e Kosovës do të ishte shumë më i madh se ato që do ta njihnin.

I pyetur për të komentuar mbi pretendimet se 10 vende janë gati të tërheqin njohjen nëse Prishtina inicon njohje të reja, Starovic i kujtoi TV Tanjug se në fushatën e nisur nga Serbia në 2017, 18 vende tërhoqën vendimin për njohjen e pavarësisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu