Nesër fillon numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara

Në Qendrën e Numërimi dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura nga Serbia.

Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre nga Diaspora nesër nis edhe numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Numërimi fillon nga ora 16:00 në QNR, raporton Indeksonline.

Ndryshe sipas KQZ-së është bërë e ditur se numri i votave me kusht në nivel të vendit është 26 mijë e 400, kurse i personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu