Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të enjten dhe të premten do të organizojë “Samitin për Demokraci”.
Në këtë Samit, ku e ftuar është edhe Kosova, do të marrë pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Fillimisht, ishte raportuar se Kosova nuk do të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa Ambasada Amerikane në Kosovë kishte thënë se të gjithë aleatët nuk mund të akomodohen në këtë Samit.
Por, disa javë më vonë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani kishte konfirmuar se ka marrë ftesë zyrtare nga Presidenti i ShBA-ve, Joseph Biden për pjesëmarrje në këtë Samit.
Çfarë është Samiti për Demokracinë që organizohet nga Presidenti Joe Biden
Administrata Biden – Harris përmes këtij samiti ka për qëllim që të dëshmojë se demokracia mund të funksionojë në shoqëri dhe të përmirësojë jetët e njerëzve, dhe, njëkohësisht, për të ju kundërvënë lëvizjeve autoritare nëpër shtete të ndryshme të botës.
Shtëpia e Bardhë ka publikuar në faqen zyrtare të dhënat për Samitin për Demokracinë, përfshirë sfidat e demokracive dhe hapat e ardhshëm pas samitit.
Aty thuhet se samiti po ashtu ka për qëllim që të shfaq kundërshtitë ndaj liderëve autoritarë të cilët po e minojnë demokracinë – duke shënjestruar gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, ndërhyrjen në zgjedhje duke pretenduar se modeli i tyre është autoritar është më i mirë për njerëzit.









