Nesër IRI shpall anketë të re, BDI shënon rënie të vazhdueshme?!

Me afrimin e zgjedhjeve, po shpeshtohen anketat që realizohen nga institute të ndryshme. Marim vesh se nesër do të shpallet një anketë e re, kësaj radhe nga IRI në Maqedoni. Edhe pse rezultatet konkrete mbahen në fshehtësi të madhe, jozyrtarisht mësohet se te qytetarët shqiptarë kjo anketë shënon rënie të re të BDI-së, parti e cila tani e tetë vite është në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Njëkohësisht anketa shënon rritje të rejtingut të partive të reja.

Në këto zgjedhje, për herë të parë po ndodh një fenomen I ndryshimit të rezultateve të anketave në moment të fundit para publikimit zyrtar.

Drejtori I IRI-t në Maqedoni, që funksionon pavarësisht nga IRI amerikan, akuzohet si njeri i afërt me VMRO-DPMNE-në, prandaj vitet e fundit që kur është pavarësuar nga qendra në SHBA edhe anketat e IRI-t merren me rezervë në opinion. Pa marrë parasysh nëse Institutet që realizojnë anketat janë të afërta me VMRO-në, ose LSDM-në, ato favorizojnë BDI-në. Skandali më i madh u shënua me agjencinë M Prospect, e cila madje nuk ka ëprfshirë fare subjektet e reja shqiptare në anketë.

Analistët shqiptarë thonë se BDI është parti e përshtatshme për partner edhe për LSDM-në edhe për VMRO-në, për shkak se funksionarët e saj mund të kontrollohen lehtë, pasi që ekzistojnë incizime të shumta që dëshmojnë përfshirjen e tyre në afera dhe skandale të ndryshme. Vetëm një pjesë e atyre incizimeve janë publikuar në opinion, duek përfshi edhe kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu