Të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas IHMK-së, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius”, njoftojnë nga ky institut.
IHMK-ja gjithashtu paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1deri në 5 metër për sekond.










